Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti e ka përgëzuar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë
“Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara.
Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë.
I dashur Albin,
Nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj”, ka shkruar Mexhiti!/Ora24.tv